Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani e pranon se e rrëzoi aeroplanin e Ukrainës “pa dashje”

NULL NULL
11.01.2020 08:24

Irani e ka pranuar se ushtria e tyre bëri një “gabim të pafalshëm” në qëllimin pa dashje të një avioni ukrainas, duke i vrarë të gjithë 176 personat në bord, pas disa ditësh që i kanë hedhur poshtë raportimet e inteligjencës perëndimore ku thuhej se Teherani është përgjegjës.

Një deklaratë ushtarake doli përmes televizionit shtetëror, ku fajësohej “gabimi njerëzor” për rrëzimin e avionit të Ukraine International Airlines të mërkurën. Kjo u pasua me një kërkimfalje nga presidenti i Iranit.

“Republika Islamike e Iranit pendohet thellë për këtë gabim katastrofik. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet që janë në zi. Ofroj ngushëllimet e mia të sinqerta”, shkroi presidenti Hassan Rouhani, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq në deklaratën ushtarake thuhet se avioni ishte ngatërruar me një objektiv armiqësor, pasi u kthye drejt një qendre të ndjeshme ushtarake të Gardës Revolucionare.

Aeroplani Boeing 737 u rrëzua në periferi të Teheranit gjatë ngritjes në qiell, disa orë pasi Irani kishte nisur një mori raketash në drejtim të forcave amerikane në Irak gjatë orëve të para të së mërkurës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.