Nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Prizren shënojnë 28 Nëntorin në mënyrën më kreative (VIDEO) NULL NULL 27.11.2024 23:33 27.11.2024 23:33 Për nder të Festës së Flamurit, 28 Nëntorit, nxënësit e SHFMU “Emin Duraku” në Prizren kanë bërë diçka të veçantë dhe tejet kreative. Nën përgatitjen e mësimdhënësit të lëndës së muzikës në këtë shkollë, Veton Perolli, 135 nxënës të veshur me ngjyra kuq e zi, me trupat e tyre kanë krijuar numrin 1912 i cili shihej nga lart, duke shënuar kështu vitin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Duke qëndruar në këtë pozicion, fëmijët, të shoqëruar me tingujt e pianos që ekzekutohej nga Perolli, kënduan njëzëri këngën “Mora fjalë”. Në këtë kremtim ndryshe të shënimit të festës së flamurit janë përfshirë klasat V, VI, VII, VIII dhe IX, dhe organizimi u ka marrë kohë dy javë, tregoi për Klankosova.tv mësimdhënësi Veton Perolli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Baleti Kombëtar i Kosovës i fillon përgatitjet për projektin e parë për vitin 2025 1 day