Shkodër: Abortojnë tre paciente me probleme mendore NULL NULL 01.06.2016 15:19 01.06.2016 15:19 Sot prokuroria e Shkodrës njoftoi se me urdhër të saj janë arrestuar drejtoresha e Qendrës së Zhvillimit Social, Juliana Cepi, si edhe Aida Ymeraj, infermiere në këtë qendër. Nga hetimi i prokurorisë së Shkodrës ka rezultuar se, ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike. Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër, kanë qenë shtatzëna dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme, shkruan tvklan. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës. Organi i akuzës thotë se neglizhenca e këtyre dy punonjëseve ka shtatzëninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre. Po ashtu për pamjet e transmetuara në emisionin “Stop”, ka reaguar edhe Komiteti Shqiptar i Helsnikit. Pamjet janë filmuar në ambientet e brendshme të Qendrës së Zhvillimit Shkodër, ku trajtohen persona me aftësi të kufizuar. Aty tregohen disa njerëz me aftësi të kufizuara, të lidhur në duar ose këmbë me dryne dhe zinxhirë, të fiksuar në një strukturë metalike, në mur ose në karrige. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme I vuri zjarrin disa shkurreve pranë varrit të nënës së tij, policia nis procedim penal ndaj të dyshuarit 24 sekonda më parë
Kosova Lladrovci sonte në Rubikon, flet me letra të hapura për zhvillimet më të fundit politike 11 minuta më parë