Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Martti Ahtisaari bëhet me “emoji” të tij (Foto)

NULL NULL
02.12.2015 15:53

Finlanda është vendi i parë në botë që e ka publikuar setin e tyre të emotikoneve me motive shtetërore, transmeton Klan Kosova.

Emotikonet finlandeze ilustrojnë emocionet dhe forcën e këtij shteti, po ashtu edhe veset, dhe janë pjesë e kalendarit të Krishtlindjeve, publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në faqen e internetit të këtij vendi, ThisisFINLAND.

Disa nga emotiokonet përfaqësojnë finlandezët e njohur ndërkombëtarisht. Njëri nga ta është edhe  Presidenti Martti Ahtisaari.

“Ne menduam se këto emotikone janë një dhuratë e vogël nga Finlanda për të gjithë dhe jemi shumë mirënjohës për vëmendjen e mahnitshme botërore që i është dhënë”

Po ashtu jemi edhe shumë të nderuar që shumë finlandezë e kanë kuptuar që emotikonet e publikuara më parë dhe subjektet e tyre në të vërtetë kanë bërë punë”, ka thënë Petra Theman, drejtoreshë për Diplomacinë Publike.

“Emojis” janë dizajnuar nga drejtori artistik Bruno Leo Ribeiro.

alendari i KrishtlindjeveThisisFINLAND do të jetë i gatshëm në 13 gjuhë të ndryshme dhe mund të gjendet këtu: http://xmas.finland.fi/01-kaamos/

 

lajme të ngjashme