Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Z Mobile Prishtina luan sonte si mysafire e S.Oliver Wurzburg,në kuadër të FIBA Europe Cup

NULL NULL
12.12.2018 15:14

Z Mobile Prishtina të mërkurën me fillim nga ora 19:00 do të përballet me s.Oliver Wurzburg në Wurzburg të Gjermanisë në kuadër të Grupit I të raundit të dytë të FIBA Europe Cup.

Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup ka shkruar se Z Mobile Prishtina ka bërë histori në këtë garë duke u kualifikuar për në raundin e dytë pas tri tentimeve të pasuksseshme.

“Me tifozët e tyre të zjarrtë, ata do t’ua vështirësojnë gjërat çdo ekipi për të shënuar fitore në Kosovë, por niveli i konkurrencës në Grupin I do të jetë më i fortë në krahasim me Steauau Bucuresti dhe Cherkaski Mavpy. Dardan Berisha, Kyan Anderson, Khalid Boukichou, A.J. Davis dhe Demario Mayfield janë në qendër të sistemit të lojës së trajnerit Damir Mulaomerovic, skuadrës e cila në Superligën e Kosovës është ende e pamposhtur me seri 10-0”, shkruan faqja zyrtare e FIBA Europe Cup, shkruan Federata e Basketbollit të Kosovës, përcjellë Klan Kosova.

Në anën tjetër për kundërshtarin e Z Mobile Prishtinës, kjo faqe zyrtare shkruan:

“Në edicionin 2017/18 ishin të pafat në short të FIBA Europe Cup, por s. Oliver Wurzburg janë duke e bërë maksimumin e tyre në këtë edicion. Një ekip mjaft i fortë, por edhe me disa pikë të dobëta, së fundi ka nënshkruar me kampionin e FIBA Europe Cup, Mike Morrison, dhe që tashmë në roster ka lojtarë si Gabe Olaseni, Kresimir Loncar, Perry Ellis, Xavier Cooks dhe Johannes Richter. Në Bundesligën gjermane ata kanë bilanc prej 3 fitore e 6 humbje”.

lajme të ngjashme