Samsung Galaxy F një telefon që paloset (VIDEO) NULL NULL 19.11.2018 16:58 19.11.2018 16:58 Kompania koreano-jugore, Samsung, prezantoi telefonin e palosshëm pak ditë më parë. Media koreane “Yonhap” thotë se kompania do ta hedhë në treg që në mars të vitit 2019. Po e njëjta media thotë se telefoni do të quhet “Galaxy F”, dhe se çmimi i tij do të jetë plot 1770 dollarë,shkruan top-channel, përcjellë Klan Kosova. Ideja e një telefoni që paloset është që të kesh një tabletë që mund ta palosësh e ta futësh në xhep. Se sa do të pëlqehet nga blerësit, e sidomos me atë çmim, mbetet për t’u parë në të ardhmen.