Fotografinë e Arnold Schwarzenegger e rikthen i biri, ngjashmëritë janë befasuese (FOTO) NULL NULL 19.01.2019 18:00 19.01.2019 18:00 Nuk thonë kot bëmë baba të të përngjajë, kështu të paktën dëshmon kjo fotografi e Joseph Beana Schwarzenegger me babin e tij Arnold Schwarzenegger, të paktën për nga muskujt kanë ngjashmëri të madhe. Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, ai përsërit pozën e të atit në vitin 1976, kur nxirrte në pah muskujt, njofton Klan Kosova. Ngjashmëria mes tyre, është vërtetë befasuese. Joseph është djali i Mildred Patricia Baena, e cila punonte për familjen Schwarzenegger, me të cilën aktori pati një lidhje të shkurtër. Për ekzistencën e djalit, Arnold, e mësoi vetëm tetë vite pas lindjes së tij, duke marrë përsipër çdo përgjegjësi. Ai i bleu nënës së të birit një shtëpi në periferi të Los Angeles, si dhe pagoi shpenzimet mujore për mbajtjen e tij, në tentativë për të rikuperuar kohën e humbur. Pas mësimit të lajmit, gruaja e aktorit, Maria Shriver, kërkoi menjëherë divorcin. Megjithatë ata arritën që të pajtohen dhe vijojnë të jenë ende bashkë si dhe kanë katër fëmijë.