MSH: Spitalet tona të furnizuara me barna mbi 70 përqind NULL NULL 06.09.2018 10:08 06.09.2018 10:08 Ministria e Shëndetësisë njofton se në institucionet publike shëndetësore ka një përmirësim të vazhdueshëm sa i përket furnizimeve me barna dhe material shpenzues. Sipas komunikatës për media të kësaj ministrie, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, furnizimi me barna është mbi 70 përqind, ndërsa citostatikët dhe materiali shpenzues së fundmi po blihen me çmime ekstremist më të lira se në të kaluarën. “Ministria e Shëndetësisë, krahas sigurimit të furnizimeve të reja me çmime të volitshme dhe ndërprerjes së dukurive abuzive me buxhetin e dedikuar për barna dhe material shpenzuese, ka filluar edhe procesin e revidimit të Listës së Barnave Esenciale, me qëllim që pacientëve kosovarë, t’u mundësohet qasje në terapitë e reja dhe cilësore dhe në përputhje me praktikat më të mira farmaceutike”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.