Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

HRW: Në Kosovë ka mangësi në lirinë e medias

NULL NULL
12.01.2023 09:39

Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve, vrasjet e grave nga bashkëshortët dhe diskriminimi i komunitetit LGBT+ në Kosovë, janë disa nga çështjet që organizata Human Rights Watch (HRW) përmendi në raportin për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2022.

Në raportin e publikuar më 12 janar, monitoroi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2022 në 100 vende të botës, përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.

Gjendja e të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor, siç u tha nga kjo organizatë ndërkombëtare joqeveritare, ende karakterizohet nga ndjekja e ngadaltë e krimeve të luftës, qëndrimi i dobët ndaj të drejtave të minoriteteve, grave dhe komunitetit LGBT, si dhe liritë e dobëta të medias, shkruan REL, përcjell Klankosova.tv.

Te pjesa e Kosovës, në raport u trajtua edhe çështja e keqtrajtimit të gazetarëve në Kosovë, sulmet dhe kërcënimet ndaj tyre dhe, siç u tha, reagimi i dobët i organeve të shtetit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.