Hoxhaj thotë se do të kandidojë për kryetar të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme NULL NULL 25.06.2025 21:55 25.06.2025 21:55 Enver Hoxhaj e ka pohuar të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme. “Kurdo që mbahen zgjedhjet unë do ta shqyrtoj me seriozitet kandidaturën time, por kurdo që mbahen zgjedhjet…zgjedhjet reale të PDK-së në cdo nivel”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon të Klan Kosovës. “Nëse më pyet se cila do të ishte platforma ime për një kryeminstër të PDK-së që do ta udhëhiqte vendin, unë e shoh mbrojtjen si prioritet të parë, e shoh sigurinë energjetike si prioritet të dytë, dhe shoh politikën e jashtme si prioritet të tretë”. Ai foli gjerë e gjatë sonte në Rubikon rreth situatës në vend, dhe si e sheh rrugdaljen nga kriza aktuale politike dhe ajo, siç e konsideron ai, shtetërore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025