Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj: Tema e presidentit nuk është temë e borxheve dhe pazareve

NULL NULL
27.11.2020 22:09

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se tema e zgjedhjes së presidentit nuk është temë e borxheve dhe pazareve.

Hoxhaj ka thënë se as tash dhe as në të kaluarën presidenti nuk është zgjedhur pa konsensus në mes partive politike.

“Tema e presidentit nuk është temë e borxheve dhe pazareve.  As tash dhe as në të kaluarën, nuk ka pasur zgjedhje të presidentit pa konsensus midis partive politike. Jemi duke folur për shtetin, jo për shoqëri aksionare ku mund të debatohet per borxhe”, ka thënë ai në RTV21.

Në anën tjetër, Hoxhaj ka deklaruar se koalicioni qeverisës nuk e ka mbështetjen e PDK-së për zgjedhjen e presidentit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.