Hoxhaj takon Tërnavën, ja për çka e falënderon NULL NULL 12.04.2019 15:35 12.04.2019 15:35 Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava. Për këtë takim, Hoxhaj ka shkruar edhe në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Çdo herë kënaqësi takimi dhe biseda me Myftiun Naim Tërnava. E falënderova për angazhimin e tij në udhëheqjen e BIK-ut dhe rolin konstruktiv që ka luajtur për shumë vite në kultivimin e një diversiteti të rallë dhe bashkëjetese ndërmjet bashkësive fetare në Kosovë. Me këtë harmoni që është shembull për shumë shtete në botë, Kosova është bërë më e fortë, më demokratike dhe më perëndimore” ka shkruar ai.