Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxhaj pro koalicionit me VV-në, Shala: Po mat pulsin e PDK-së që të kandidojë për kryetar të saj

NULL NULL
26.06.2025 09:20
Azdren Shala dhe Vullnet Krasniqi

Anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj mbrëmë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova tha se është pro një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky deklarim i tij, bie ndesh me qëndrimin e kryetarit të kësaj partie, Memli Krasniqit.

Lidhur me këto zhvillime, në emisionin “Ora Shtatë” kanë diskutuar gazetari Vullnet Krasniqi dhe analisti Azdren Shala.

“Njëra prej taktikave që është duke e përdorur Albin Kurti në këtë zgjatjen e formimit të institucioneve është edhe me e shkaktu këtë përçarjen brenda partive politike opozitare”, u shpreh Krasniqi.

Dalja e Hoxhaj kundër Krasniqit, gazetari e quan si fitore të Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjerr, analisti Azdren Shala thotë se të ketë fraksione brenda partive politike ‘është normale’.

“Është interesante që fraksionet politike bëhen publike kur ka kriza politike”, u shpreh Shala.

Ai shton se Hoxhaj është ‘duke matur pulsin , fillimisht brenda PDK-së, për me qenë kandidati i ardhshëm i PDK-së, për me udhëheq vetë’.

Ndër të tjera, Shala thotë se Hoxhaj është politikani i vetëm brenda PDK-së që nuk i beson.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.