Hoxhaj për vdekjen e regjisores Berisha: Kosova humbi një artiste të madhe NULL NULL 1 week më parë 1 week më parë Nënkryari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova ka humbur një artiste të madhe, Vjosa Berishën, e cila vdiq sot. Lajmin për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj. Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova do të ndjejë mungesën e një njeriu kaq punëtor e energjik si ishte Vjosa. “I trishtuar për vdekjen e Vjosa Berishës! Ngushëllime familjes e gjithë komunitetit të artistëve! Kosova do të ndjejë mungesën e një njeriu kaq punëtor e energjik si ishte Vjosa”, ka shkruar ai.
Krim dhe Gjykim Të shtëna e britma, momenti i përplasjes së shqiptarit me armë në Athinë (VIDEO) 03.07.2022 9: 53