Hoxhaj për njohjen nga Bangladeshi: NJË LAJM I JASHTËZAKONSHËM NULL NULL 27/02/2017 27/02/2017 Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen e Pavarësisë së vendit tonë nga ana e Bangladeshit. “NJË LAJM I JASHTËZAKONSHËM. Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës”. Lajmi më është konfirmuar para pak çastesh edhe zyrtarisht”. ” Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje. URIME”, ka shkruar kryediplomati kosovar në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.