Hoxhaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke NULL NULL 24.11.2020 20:31 24.11.2020 20:31 Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka pritur në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. Në takim në veçanti u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi. Hoxhaj tha se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, për të mirën e dyja vendeve. Njoftimi i plotë: Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PDK-së, Uran Ismaili, pritëm sot në takim Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. Ndër çështjet kryesore të takimit, temë ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi, përfundimi i të cilit duhet të jetë njohja reciproke, për të mirën e të dyja vendeve. I falenderuam për përkrahjen e vazhdueshme dhe të parreshtur të Norvegjisë ndaj Kosovës dhe për fuqizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025