Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxha: Shumë i lumtur që jam pjesë e kombëtares, forca Shqipëri

NULL NULL
19.03.2024 16:48

Futbollisti i Shqipërisë, Arbër Hoxha është shprehur i lumtur që është pjesë e kombëtares.

Hoxha u bëri thirrje tifozëve që të jenë në numër sa më të madh në miqësoren që kuqezinjtë do e zhvillojnë ndaj Kilit.

“Përshëndetje fansat shqiptarë, ndjehem shumë i lumtur që jam pjesë e kombëtares. Ju presim të premten në Parma në ndeshjen ndaj Kilit. Forca Shqipëri”, u shpreh Hoxha.

Përndryshe, Hoxha është ftuar për herë të parë nga kombëtarja shqiptare, për dy miqësoret e marsit.

Shqipëria do të përballet me Kilinë të premten në Parma të Italisë, duke filluar nga ora 20:45. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme