Hoxha shkon në Bosnje, merr pjesë në konferencën për sigurinë e kufijve NULL NULL 02.06.2016 10:48 02.06.2016 10:48 Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, së bashku me drejtorin e Divizionit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Ragip Bunjaku, morën pjesë në konferencën Ministrore për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë Kufitare në Evropën Juglindore që u mbajt në Jahorina të Bosnje dhe Hercegovinës nga 31 maji deri më 1 qershor. Hoxha, gjatë fjalës së tij në këtë takim prezantoi rezultatet e arritura në sigurinë e kufijve të gjitha mekanizmave të zbatimit të ligjit dhe njëkohësisht kërkoi që Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota në të gjitha projektet dhe organizatat e Evropës Juglindore me qëllim të koordinimit sa më të mirë të aktiviteteve në mes të mekanizmave të sigurisë të gjitha shteteve, koordinim ky që do të kontribuonte në rritjen e sigurisë në nivel shtetëror, rajonal e më gjerë. Në këtë takim i cili u mbajt në kuadër të Projektit për Sigurinë e Kufijve të Evropës Juglindore, të Qendrës për Siguri, Zhvillim dhe Sundim të Ligjit (DCAF) dhe u organizua nga Ministria e Sigurisë së Bosnje dhe Hercegovinës morën pjesë ministra dhe zëvendësministra të Brendshëm nga Shqipëria, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Moldova, Mali i Zi, Serbia, Slovenia, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 6 minuta më parë