Hoxha: Përkrahja e Norvegjisë është vlerë e shtetit të Kosovës NULL NULL 16.07.2019 13:18 16.07.2019 13:18 Në takimin lamtumirës me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha vlerësoi angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e gjithanshme për proceset integruese. Norvegjia ka qenë përkrahëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës, potencoi Ministrja Hoxha duke cekur se kontributi i ambasadorit, ishte shumë i madh në këtë thellim të bashkëpunimit. “Marrëdhëniet tona kanë qenë dhe janë shembullore dhe kësaj i keni kontribuar shumë, z. Ambasador. Ju keni thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin, duke e bërë rrugën tonë në procesin integrues më të lehtë dhe më të avancuar. Gjtihsesi, rruga jonë, miqësia jonë nuk do të ndalen me përfundimin e mandatit Tuaj në Republikën tonë”, theksoi ajo duke shtuar se miqësia e tillë si ajo e ambasadorit Per Strand Sjaastad, është vlerë për Kosovën. Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, vlerësoi angazhimet e Ministrisë në procesin integrues, rrugën dhe konsensusin nacional për procesin integrues, duke potencuar se ka qenë i nderuar dhe i lumtur gjatë kryerjes së detyrave të ambasadorit në Republikën e Kosovës. Hoxha dhe Per Strand Sjaastad, vlerësuan se Kosova dhe Norvegjia, janë shembull i bashkëpunimit dhe miqësisë, duke vlerësuar përkrahjen e Norvegjisë në procesin integrues, në reforma dhe integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare./klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025