Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoxha nga ArtPolis: Është hera e parë që shteti na jep grant (VIDEO)

NULL NULL
04.08.2022 18:41

Zana Hoxha nga ArtPolis e Femart ka thënë se për të është hera e parë që merr grant nga shteti.

Hoxha tha se ata si organizatë operojnë gjatë tërë vitit dhe për herë të parë Ministria e Kulturës dhe shteti e përkrahin Femartin dhe ArtPolisin me grant institucional.

“Sepse ArtPolis është organizatë që punëson me paga të rregullta  22 persona. E di që edhe Doku Fest ka një numër të ngjashëm, prej të cilëve gjysma janë artistë me rroga”, është shprehur Hoxha në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ajo tha se buxhetin me të cilin operojnë për tërë vitin sillet diku rreth gjysmë milioni euro dhe vjen kryesisht nga donatorët e huaj.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.