Hoxha me Yamanakan e Japonisë, diskuton për situatën e sigurisë në Kosovë NULL NULL 12.12.2024 18:18 12.12.2024 18:18 Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në takim mikpritës të ngarkuarin me punë në ambasadën japoneze, Keisuke Yamanaka. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në takim mikpritës të ngarkuarin me punë në ambasadën japoneze, Keisuke Yamanaka. Sipas një njoftimi nga ana e policisë, në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin dhe raportet reciproke në funksion të sigurisë së përgjithshme si dhe mundësinë e përkrahjes dhe mbështetjes nga shteti japonez. “Hoxha shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Japonia i ofron Policisë së Kosovës, me këtë rast u konfirmua se ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit dypalësh dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, thuhet tutje në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore 4 orë më parë