Hoxha: Lufta e UÇK-së u mundësua nga shpërbërja e ushtrisë shqiptare (VIDEO) NULL NULL 23.05.2023 18:26 23.05.2023 18:26 Ish-komandanti i policisë ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka thënë se lufta e UCK-së u mundësua me shpërbërjen e ushtrisë shqiptare. “Prisja se do të fillonte lufta në Kosovë, por ka qenë gabimi im pasi Kosova nuk kishte qenë e gatshme në shpërbërjen e ushtrisë shqiptare”, tha Hoxha. Hoxha, i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, merita të mëdha i dha edhe Shqipërisë pasi atë kohë ushtarët e UÇK-së u mobilizuan e u stërvitën për luftë në trojet shqiptare. “Lufta e UÇK-së nuk ka mundur as të fillojë po mos të shpartallohej Ushtria e Shqipërisë dhe po të mos i kishim në dispozicion hapësirat e Shqipërisë. Shqipëria ka pasur kontributin e saj të madh pasi na ka mundësuar hapësirë që të mobilizohemi, mblidhemi e të stërvitemi për luftë”, tha Hoxha. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS