Hoxha: Kur u konstatua vdekja e tij, qytetari kishte pranga, pres hetim gjithëpërfshirës (VIDEO) NULL NULL 07.07.2025 23:23 07.07.2025 23:23 Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Valdet Hoxha, ish-kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës ka komentuar lidhur me ngjarjen në Lipjan, ku në rrethana të dyshimta ka humbur jetën një 27 vjeçar. Ai tha se pret hetim gjithëpërfshirës, sepse është sipas tij, ky është rast që duhet të bëjë kthesë edhe në reformën e Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe Akademinë Policore të trajnimeve në Vushtrri. “Jo vetëm si profesionist por edhe si qytetar një rast i tillë është i papranueshëm, sepse është krijuar perceptimi që një qytetar ka vdekur në duart e policisë. Natyrshëm që nuk duhet të ngutemi në epilog dhe në vlerësimin përfundimtar, duhet të kemi parasysh prezumimin e pafajësisë. Dhe vetëm raportet profesionale mjekësore do ta japin verdiktin final të mënyrës dhe shkakut të vdekjes”, tha Hoxha. Hoxha tha se për të është shqetësuese raporti i mjekut, “i cili sipas tij ka konstatuar se në momentin që kanë konstatuar vdekjen e tij, qytetari ka pasur pranga në duar”. Ndiqeni videon për më shumë detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025