Hovenier viziton Gjakovën, përsërit edhe garancitë për asociacionin (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hovenier viziton Gjakovën, përsërit edhe garancitë për asociacionin (VIDEO)

NULL NULL
01.02.2023 20:47

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovnier të mërkurën qëndroi në Gjakovë.

Paradite zhvilloi takim me kryetarin e komunës, Ardian Gjini, derisa pasdite vizitoi institucione arsimore e biznese që veprojnë në këtë qytet.

Por, përfaqësuesi amerikan që së fundmi është aktivizuar goxha që të bindë qeverinë e Kosovës të formojë Asociacionin, foli edhe për këtë temë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë që tani ka ardhur koha që qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ky dha një lajm të keq për politikanët serbë të Listes Serbe të cilët, një ditë më parë, deklaruan që duan Bashkësi të Komunave Serbe  me kompetenca ekzekutive.

“Kemi qenë shumë të qartë se çka nuk duhet të jetë. Nuk duhet të jetë Republikë Serbe, nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Pra, sërish çështjet të cilat i kemi përmendur edhe janë edhe në deklaratë”, deklarori diplomati ametikan.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë po aq të qëndrueshme dhe të rrepta në mbështetjen e tyre për Kosovën, siç kanë qenë gjithmonë për një shtet, i cili është sovran, demokratik, shumetnik dhe i pavarur. Dhe ne shohim drejt qeverisë së Kosovës se si do ta përmbushë këtë vizion duke iu përmbajtur edhe atyre parimeve”.