Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë NULL NULL 18.11.2024 23:01 18.11.2024 23:01 Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Lituanisë, në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve. “Dardanët” në “Fadil Vokrri” triumfuan minimalisht me rezultat 1:0, me golin e Muharrem Jasharit. Ky i fundit u ndëshkua me të kuq në fundin e pjesës së parë, duke lënë skuadrën me një futbollist më pak. Por, pavarësisht kësaj skuadra e drejtuar nga Franco Foda, luftoi në maksimum në fushë dhe mori pikët e plota. Kosova e mbyll garën në Ligën e Kombeve me katër fitore, 12 pikë. Kombëtarja është në pritje të UEFA-s, gjegjësisht vendimit të saj për ndeshjen ndaj Rumanisë. Si shkak i thirrjeve raciste, futbollistët lëshuan fushën. Mbetet të shihet se cili do të jetë epilogu i këtij vendimi. Ndërkaq, ndeshjet e playoffit do të luhen në muajin mars të 2025-tës. Kundërshtarin e tyre “Dardanët” do ta mësojnë më 22 nëntor. Në rast të fitores atëherë Kosova do të kalojë në Ligën B të kësaj gare. Congratulations! pic.twitter.com/zadYBD4YIK — Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) November 18, 2024