Hovenier: Sektori privat amerikan, rol kritik në burimet e energjisë në Ballkan NULL NULL 03.03.2023 14:13 03.03.2023 14:13 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane. Në takim pjesëmarrës ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se sektori amerikan mund të luajë një rol kritik për të shpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor, përcjell Klankosova.tv. “Kënaqësi të mirëpresim #PODBalkans të fokusuar në energjinë e pastër në Kosovë. Sektori privat amerikan mund të luajë një rol kritik për të përshpejtuar ndarjen e burimeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hovenier në Twitter. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS