Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hovenier për Asociacionin: Nuk mbështesim asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
31.01.2023 16:37

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë ka thirrur takim këtë të martë për të diskutuar rreth Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Ai ka thënë se Uashingtoni nuk mbështet asnjë marrëveshje që cenon Kushtetutën e Kosovës.

“Diskutimi i sotëm pasqyron rëndësinë që Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë i kushtojnë Kosovës zbatimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”.

“Ndërsa, disa zyrtarë amerikanë e kanë theksuar tashmë këtë pikë, unë gjithashtu dua të jem i qartë për pozicionin e Shteteve të Bashkuara. Ne nuk mbështesim asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, ose që do të kërcënonte sovranitetin, pavarësinë, karakterin multietnik apo institucionet demokratike të Kosovës. Ne e kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çdo entiteti që ngjan me Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë”, është shprehur Hovenier, njofton KlanKosova.tv.

“Presim që Kosova të përmbushë obligimet e saj. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë vizionin e saj për AKSHS që beson se mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, i pavarur, multietnik, demokratik dhe që siguron të drejtat e pakicave në përputhje me Marrëveshjet e Brukselit dhe Kushtetutën e Kosovës. Kjo është kritike, e rëndësishme dhe urgjente. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo të funksionojë në interesin më të mirë të të gjithë kosovarëve”.

Partneriteti jonë me Kosovën është i palëkundur. Biseda e sotme pasqyroi miqësinë tonë të thellë dhe të gjatë me popullin e Kosovës.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.