Hovenier në Manastir të Deçanit: E mrekullueshme të isha me kolegë të trupës doplomatike NULL NULL 23.05.2023 18:24 23.05.2023 18:24 Jeff Hovenier Ambasadori i ShBA-së, Jefferey Hovenier, ka qëndruar bashkë me 25 diplomatë të tjerë në Manastirin e Decanit, gjatë ditës. “E mrekullueshme që isha bashkë me kolegë të trupës diplomatike të Kosovës për vizitë në manastirin e bukur dhe historik të Decanit”, ka shkruar ai. Këtë mbishkrim diplomati amerikan e ka bërë pasi ka shpërndarë cicërimën në Twitter të kolegut të tij gjerman që shërben në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka shkruar: “Sot shijuam një tjetër vizitë të këndshme në Manastirin e Deçanit, si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në emër të kolegëve të mi dhe timin, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për igumenin Sava Janjiq dhe mikpritjen e tij”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë