Hovenier: Ndihmuam popullin e Kosovës të dalë nga tmerret e spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit NULL NULL 02.07.2025 13:51 02.07.2025 13:51 Duke kujtuar tmerret e spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit, ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, theksoi rëndësinë e ndihmës që SHBA dhe veçanërisht USAID-i i kanë dhënë popullit të Kosovës për të kapërcyer plagët e së kaluarës. Ai vlerësoi përkushtimin për ta ndihmuar Kosovën të rimëkëmbet nga errësira dhe dhimbja e luftës, transmeton klankosova.tv. ”Dua të shpreh solidaritetin dhe mirënjohjen time për të gjithë kolegët, veçanërisht ata nga USAID-i, për gjithçka që kanë bërë për këtë komb, sidomos në një vend si Kosova, popullin e të cilit e kemi ndihmuar të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit, dhe për të ndërtuar një shoqëri funksionale, demokratike dhe të suksesshme” USAID përmbyll misionin historik pas gjashtë dekadash shërbimi global. Derisa vet Hovenier shprehu mirënjohje dhe solidaritet të veçantë për të gjithë kolegët e USAID-it, duke nënvizuar rolin e tyre vendimtar në ndërtimin e një shoqërie funksionale, demokratike dhe të suksesshme në Kosovë, si dëshmi e vlerave dhe miqësisë së palëkundur amerikane. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025