Hovenier: Kurti s’na ktheu përgjigje në kërkesën për të depërshkallëzuar situatën në veri NULL NULL 30.05.2023 16:26 30.05.2023 16:26 17:57 – Ushtria serbe në kufi, Hovenier: S’është shenjë e mirë, por na shqetësojnë veprimet e Kosovës Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim të sotëm me gazetarë, ku pjesëmarrës ishte edhe Drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës. Pos përjashtimit të Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, ai tha se vendi i tij po mendon edhe implikime e veprime tjera. Ndërkaq, një gazetare pjesëmarrëse në takim, e pyeti ambasadorin amerikan në lidhje me vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të ngritur gatishmërinë e ushtrisë në nivelin më të lartë luftarak. Mirëpo, Hovenieri nuk deshi të thellohej në këtë pikë: GAZETARJA: A paraqet rrezik ndaj Kosovës vendimi i Serbisë për t’i vënë trupat në kufi dhe në gatishmëri të plotë luftarake? Hovenier: Kurrë nuk është shenjë e mirë që shtetet fqinje që kanë raporte të tensionuara mobilizojnë forcat e tyre. Por dua të them se në këtë moment, ajo për çka jemi të shqetësuar janë veprimet që i ka ndërmarr qeveria e Kosovës që kanë krijuar këtë atmosferë krize në veri dhe kjo duhet adresuar. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 17:48 – “Shtëpia është në zjarr” – Hovenieri thotë se nuk do të presin gjatë përgjigjen e Kurtit Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim të sotëm me gazetarë, ku pjesëmarrës ishte edhe Drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës. Pos përjashtimit të Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, ai tha se vendi i tij po mendon edhe implikime e veprime tjera. Ndërkaq, Adriatik Kelmendi e pyeti ambasadorin se sa kohë do t’i jepet kryeministrit Kurti për t’u përgjigjur ndaj kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare. Por, ambasadori Hovenier tha se nuk do të kenë shumë durim. “Ne mendojmë se kjo është një situatë shumë urgjente. Krahasimet që i kam bërë është sikur ta kesh shtëpinë në zjarr. Duhet ta fikni zjarrin. Pra, nuk mendoj se do të shihni shumë durim nga ana e SHBA-së në raport me pritjet tona për qeverinë që të ndërmarrë veprime për të depërshkallëzuar situatën në veri”, theksoi Hovenier, raporton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se qeverisë së Kosovës ia kanë paraqitur dy kërkesa. E para, nuk duhet insistuar që kryetarët e tri komunave në veri të kryejnë punën e tyre nga ndërtesat komunale, dhe e dyta tërheqja e forcave policore nga ndërtesat komunale. “Më lejoni të jem i qartë, janë dy gjëra që po i kërkojmë qeverisë t’i bëjë për të deshpërshkllëzuar, jam i lumtur të jem specifik: ne besojmë se qeveria nuk duhet të insistojë se kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale, qeveria ishte në gjendje të gjejë lokacione tjera për betimin e tyre. Nuk mund të kuptojmë se përse nuk mund të përdorin ato lokacione të njëjta publike apo alternative për t’i kryer funksionet e tyre, që janë funksione administrative. Jemi “on the record”, këta kryetarë kanë një rol të rëndësishëm të luajnë për sa i përket administratës, por ky nuk është një aranzhim normal dhe nuk kanë mandate të forta nga elektorati i tyre për të ndërmarrë iniciativa të fuqishme, prandaj nuk e kuptojmë se përse ka insistim për të punuar nga ndërtesat komunale dhe ne besojmë që prezenca e Policisë së Kosovës, e cila u bë me forcë, është jashtëzakonisht sfiduese, dhe kemi kërkuar nga Qeveria që t’i tërheqë forcat policore nga tri ndërtesat. Mendojmë se kjo do të depërshkallëzonte (situatën, shën.red.)”, potencoi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 17:37 – Hovenier: Kurti s’na ktheu përgjigje në kërkesën për të depërshkallëzuar situatën në veri Kosova të premten dërgoi tre kryetarët e zgjedhur të tri komunave veriore për të hyrë në objektet komunale nën shoqërimin e forcave policore. Ky veprim nuk u prit mirë nga qytetarët e atjeshëm gjë që çoi në përplasje mes serbëve lokalë dhe forcave policore. Edhe bashkësia ndërkombëtare u deklarua kundër këtij veprimi të Qeverisë së Kosovës. Më e ashpra deri më tani doli SHBA-ja, e cila e paralajmëroi Kosovën për prishje të raporteve mes dy vendeve. Dhe duket se paralajmërimi u bë real. Sot, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarë, ku pjesëmarrës ishte edhe Drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës. Pos përjashtimit të Kosovës nga ushtrimi “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, ai tha se vendi i tij po mendon edhe implikime e veprime tjera. Në këtë takim, Hovenier tha se kanë kërkuar direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë veprime për ta qetësuar situatën në veri, por theksoi se nga kreu i ekzekutivit kosovar nuk ka pranuar përgjigje. “Më duhet të them se në këtë moment kemi kërkuar shumë direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të depërshkallëzuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave”, theksoi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. “Më duhet të them se në këtë moment, nuk do të gjeni shumë entuziazëm nga ana e SHBA-së për t’ju përgjigjur interesave tjera të Kosovës, siç është angazhimi me shtetet mosnjohëse apo puna aktive për të avancuar trajektoren evropiane dhe euro-atlantike të Kosovës. Na vjen keq shumë që ka ardhur deri këtu puna, por më duhet të jem i sinqertë se kjo është situata. Shpresojmë që kryeministri Kurti të marrë këshillën tonë dhe të ndërmarrë disa veprime për të arritur depërshkallëzimin në veri, dhe të vazhdojë me çështjet prioritare që janë implementimi i plotë i marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit e jo shpërqendrimit dhe konfliktit të panevojshëm në veri”, potencoi kryediplomati amerikan në Kosovë, Hovenier. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 17:29 – Hovenier: Përpos përjashtimit nga “Defender Europe”, po mendojmë edhe veprime tjera ndaj Kosovës Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim të sotëm me gazetarë, ku pjesëmarrës ishte edhe Drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës pas veprimit të së premtes për t’i dërguar kryetarët e tri komunave veriore me polici nëpër objektet komunale. Ai ka thënë se përpos anulimit të pjesëmarrjes së Kosovës në “Defender Europe 2023” dhe ndalimit të lobimit te shtetet mosnjohëse, po mendojnë edhe implikime e veprime tjera. “Po mendojmë edhe implikime tjera”, tha mes tjerash Hovenier, dhe shtoi: “Jemi duke i shqyrtuar veprimet tjera”, raporton Klankosova.tv. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS SHBA-ja me “sanksione” Kosovës: S’ka ndihmë me shtetet mosnjohëse, përjashtim nga Defender Europe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve kosovare, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ”duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë”. Kjo derisa, ”SHBA-ja është e brengosur se ai ka marrë hapa të pakoordinuar, dhe pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet mosnjohëse”, transmeton klankosova.tv. Sipas tij, kjo është bërë e qartë me reagimin e ashpër nga niveli më i lartë, ai i sekretarit, Anthony Blinken. Hovenier bëri të ditur se cilat janë dy kërkesat që Kurti duhet realizuar urgjentisht. ”E para, tërheqja e policisë nga ndërtesat komunale, dhe e dyta, që kryetarët e rinj të mos i ushtrojnë funksionet në ndërtesat komunale, meqë nuk kanë marrë më shumë se 3-4 përqind të votave”, tha ai. Sipas tij, SHBA e kanë bërë ”të qartë se nuk mbështesin më projektet e përbashkëta dhe Kosova përjashtohet nga Defender Europe 23”. Kjo, derisa ”nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë të Kosovës në SHBA”, u shpreh ai, transmeton klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori Krasniqi: Provat janë të qarta se Serbia është e involvuar në sulmin e 24 shtatorit (VIDEO) 03/10/2023
Kosova Sulmi ndaj familjes shqiptare në Medvegjë, Beha: Të rinjtë u motivuan nga autoritetet serbe (VIDEO) 03/10/2023