Hovenier: Kosova të ecë drejt formimit të Asociacionit, s’duhet të jetë Republikë Serbe NULL NULL 01.02.2023 13:14 01.02.2023 13:14 Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, sot përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të ecë drejt formimit të Asociacionit. Ai deklaroi se qëndrimi i ShBA-së është që ky Asociacion nuk duhet të jetë Republikë Serbe, e as me kompetenca ekzekutive dhe Amerika ka qëndrime të rrepta për mbështetjen e Kosovës. Kështu deklaroi ai pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, ku tha se biseduan edhe për çështjet aktuale. Sipas tij, gjatë ditës do të vizitojnë qytetin e Gjakovës dhe do ketë aktivitete të tjera me studentë dhe me afaristë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë