Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hovenier dhe Bektashi do të këndojnë himnin kombëtar të ShBA-së për nder të përvjetorit të pavarësisë

NULL NULL
01.07.2024 14:55
flamuj kosova shba
Flamuri i Kosovës dhe i ShBA-së. Foto: Getty Images

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier,  do të këndojë bashkë me këngëtaren kosovare, Alma Bektashi, në ceremoninë që do të organizohet për shënimin e 248-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur këngëtarja Alma Bektashi, e cila tha se nuk e kishte ditë më herët se Hovenier mund të këndojë.

“Ambasadori Hovenier këndon shumë bukur, cilësohet si bariton”.

“Është shumë interesant ta dëgjosh  derisa këndon sepse ka një zë të bukur”, ka thënë Bektashi.

Bektashi shtoi se ceremonia në fjalë do të mbahet më 2 korrik. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.