Houston me fitore të madhe në Oakland (VIDEO) NULL NULL 23.05.2018 08:32 23.05.2018 08:32 Houston Rockets ka barazuar rezultatin e playoff-it në 2:2 në finalen e Konferencës Perëndimore të NBA-së, pasi e ka mundur Golden State Warriors me rezultat 92:95. Te skuadra nga Teksasi, James Harden dhe Chris Paul kombinuan për 57 pikë, 30 i regjistroi i pari ndërkaq 27 ky i fundit. Në anën tjetër, më së shumti pikë te kampionët në fuqi patën Stephen Curry, 28, dhe Kevin Durant me 27 pikë e 12 kërcime. Raketat po ashtu kanë shënuar fitoren e parë në histori të vet në playoff si mysafir i Golden State, duke i dhënë fund serisë pa fitore prej 0:7.