Houston-GSW, finalja e Perëndimit (VIDEO) NULL NULL 09.05.2018 09:52 09.05.2018 09:52 Houston Rockets dhe Golden State Warriors i kanë përmbyllur seritë me rezultat 4:1 ndaj kundërshtarëve të tyre në playoff, duke u kualifikuar në finale të Konferencës Perëndimore në NBA ku do të kenë punë me njëri-tjetrin. Raketat e mundën Utah Jazz 112-102 në ndeshjen e fundit, pas 41 pikëve e 10 asistimeve të Chris Paul. Ndërkaq te Jazz, debutanti Donovan Mitchel shënoi 24 sosh, 22 vetëm në çerekun e tretë. Në takimin tjetër mbrëmë, Golden State Warriors e mundi New Orleans Pelicans me rezultat 113-104. Pavarësisht 34 pikëve e 19 kërcimeve nga Anthony Davis, 28 pikët e Stephen Curry-t dolën të jenë më vitale për kampionët në fuqi.