Hoti takon Rashicën, i uron fat në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut NULL NULL 14.07.2020 12:30 14.07.2020 12:30 Kryeministri Avdullah Hoti sot është takuar me yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën. Hoti ka uruar atë dhe kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut duke thënë se sportistë si Miloti duhet ndjekur, njofton Klan Kosova. “Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë. Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian. ??”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.