Hoti s’tregon nëse do të ndryshojë Kushtetuta, thotë se karakteri unitar i Kosovës s’preket NULL NULL 20.10.2020 12:10 20.10.2020 12:10 Kryeministri Avdullah Hoti ia ka kthyer Emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak i cili tha të premten në Beograd se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën në raport me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Hoti tha se karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm dhe se nuk do të ketë në asnjë mënyrë pushtet të tretë. Megjithatë, nuk tregoi saktë nëse do të ketë ndryshime kushtetuese në Kosovë ose jo, ndonëse u pyet disa herë për këtë, njofton Klan Kosova. Shefi i qeverisë shtoi se marrëveshja finale me Serbinë pikë të parë do ta ketë njohjen reciproke, dhe jo diçka tjetër. Përpos kësaj, Hoti ka folur edhe për vizitën e delegacionit amerikan të Departamentit të Energjisë së SHBA-ve që ka qëndruar të hënën në Kosovë. Ai tha se s’ka asgjë konkrete për fillimin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që duhet ta bëjnë amerikanët, sipas marrëveshjes së 4 shtatorit, veçse premtoi se do të njoftojnë me kohë për veprimet që do të ndërmerren. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025