Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: Sakrifica e familjes Jashari është e përmasave historike

NULL NULL
06.03.2021 09:37

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, bashkë me disa nga anëtarët e kabinetit të tij, kanë nderuar veprën dhe sakrificën e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Hoti para mediave tha se të bëmat e kësaj familje janë të përmasave historike, njofton Klan Kosova.

“Erdhëm për të treguar respektin tonë, të Qeverisë, të krejt qytetarëve dhe kombit shqiptar për sakrificën e jashtëzakonshme të kësaj familje që është e përmasave historike dhe jam i bindur se tejkalon çfarëdo sakrifice që mund të bëjë dikush për lirinë dhe pavarësinë e vendit”.

Hoti falënderoi për prezencën edhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin.

Bashkë me të homazhe bënë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Përveç udhëheqësve shtetërorë, në Ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së homazhe në Prekaz bënë edhe shoqata të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.