Hoti premton fond për vërshime (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 1 javë më parë nga Qendresa Tershana 1 javë më parë Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka vizituar komunën e Vushtrrisë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përfshijnë vendin ditëve të fundit. Ky premtoi themelimin e një fondi emergjent për ti ndihmuar familjet që kanë nevojë. Derisa, kryetari i komunës Xhafer Tahiri, i bëri me dije bashkëpartiakut se do të ketë nevojë për goxha ndihmë, pasi vërshimet kanë shkaktuar shumë dëme. “500 shtëpi janë përfshirë nga uji, e qinra hektar të tokave bujqësore janë nën ujë derisa po flasim, dje ka filluar edhe vlerësimi i dëmëve në terren ku kemi ndihmuar edhe 100 familje”, tha Tahiri. Hoti ditë më parë njoftoi se në bazë të dhënave nga Qendra e Situatave gjendja në komunat të cilat janë përballur me vërshime, është nën kontrollë.