Hoti për hyrjen e xhandarmërisë serbe: Veprimet tona do të jenë sipas Kushtetutës dhe në koordinim me mekanizmat e sigurisë NULL NULL 08.08.2020 10:00 08.08.2020 10:00 Kryeministri Avdullha Hoti ka folur për pamjet e publikuara dje ku janë parë pjesëtarë të xhandarmërisë serbë në Kamenicë. “Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar”, ka thënë Hoti, transmeton Klan Kosova. “Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.