Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: Nuk mund të refuzohet Gani Koci për ministër, nëse PDK e propozon

NULL NULL
30.05.2016 21:33

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.

Ai duke folur për riformatimin e Qeverisë, ka insistuar se PDK, pjesë e së cilës është ka treguar gatishmëri për të biseduar lidhur me këtë çështje duke shtuar se për PDK-në kjo nuk është çështje emrash.

Hoti ka deklaruar se nuk është e vërtetë që kreu i LDK-së, Isa Mustafa që është edhe pjesë e koalicionit me PDK nuk ka pranuar emrat e propozuar për ministra që kanë ardhur nga PDK.

“Nuk është e vërtetë që Isa Mustafa nuk i ka pranuar ministrat e PDK-së. Nuk mund të flas për këto çështje, është çështje teknike”.

Ai ka thënë se madje një refuzim i tillë nuk mund të ndodhë duke marrë si shembull përfoljen e Gani Kocit si ministër i Drejtësisë.

“Nuk mund të refuzohet Gani Koci, nëse ne e propozojmë, ajo kohë në Kosovë ka vdekur”.

Hoti ka shtuar se kur flitet për riformatimin e Qeverisë, do të zgjedhen njerëzit që e meritojnë.

Zëvëndësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit se PDK është në përpunimin e vazhdueshëm të vizionit të saj për qeverisjen e vendit.

“Nga 2014 nuk i kemi lënë çështjet anash që na garantojnë sukses. 2014 i ka humbur Kosovës startin e zhvillimit. Viti 2015 ka qenë pak më i mirë dhe 2017 nuk është e diskutueshme se do të jetë më i mirë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.