Hoti nga Vushtrria paralajmëron fond për kompensimin e dëmeve nga përmbytjet NULL NULL 13.01.2021 14:26 13.01.2021 14:26 Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka paralajmëruar vlerësimin e dëmeve dhe krijimin e një fondi për kompensimin e tyre. Për këtë çështje Hoti nga Vushtria saktësisht gjatë vizitës te lumi Sitnica ka thënë se të enjten do të takohet me kryetarët e komunave, njofton Klan Kosova. “Nesër unë e kam ftuar një takim me kryetarët e komunave të cilët e kanë kryer punën e tyre në terren. Tash besoj se është momenti të lëvizet përpara me themelimin e komisioneve për të vlerësuar dëmet”. “Ne në Qeveri do të themelojmë një fond në kuadër të mundësive tona buxhetore që kemi që t`iu dalim në ndihmë familjeve që kanë nevojë e që e kanë të pamunduar me forcat e veta t`i kthehen jetës nëpër shtëpitë e tyre”. Ai edhe një herë ka përgëzuar FSK-në, Agjencinë e Emergjencave dhe Shtabet Lokale të cilat pandërprerë janë në terren në mbikëqyrje të situatës dhe ofrim të ndihmës për qytetarët dhe familjet e prekura nga vërshimet. Nga ana e tij, kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri tha se gjendja pas vërshimeve ka qenë e rëndë, me ç`rast shtoi se dëmet janë të konsiderueshme, *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë