Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë do të shkojmë për njohje reciproke NULL NULL 17.06.2020 17:47 17.06.2020 17:47 Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në takimin që pritet të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë janë duke shkuar për të arritur një njohje reciproke në mes dy vendeve. “Ne shkojmë në këtë takim me qëndrim të qartë të shtetit të Kosovës për të filluar dialogun për njohje reciproke, ky nuk është dialog për normalizim të marrëdhënieve, normalizimi i marrëdhënieve do të jetë derivat i njohjes reciproke në mes dy vendeve. Kemi dialoguar qe 7 apo 8 vite nga viti 2011e tek këndej për normalizim të marrëdhënieve”. “Tash jemi në pikën kur duhet të dakordohemi për njohje reciproke dhe mandej t’i dakordojmë çështjet e hapura në mes dy shteteve”. “Ne ulemi, në tavolinë të dialogut si palë e barabartë si dy shtete që nuk e njohin njëra tjetrën për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke”, ka thënë Hoti në një konferencë për media. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 18 minuta më parë
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 16 orë më parë