Hoti në Drenas: Haradinaj dhe Kurti i kanë ikur procesit të dialogut NULL NULL 07.02.2021 17:17 07.02.2021 17:17 Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, është shprehur se shteti mbahet me miq. “Ne e kemi bërë këtë shtet, hap pas hapi. Edhe nuk e lëmë ta nëpërkëmbë askush tjetër. Jo me megafona as duke bërtitur, as duke djegur kuvendin dhe qeverinë, por duke ju treguar me punë që edhe atyre iu bie mirë të bëhen me neve”, është shprehur Hoti, njofton KlanKosova.tv. Ai në tubimin në Drenas ka theksuar se është mirë edhe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kundërshtarët tjerë politikë që të fitojë LDK. Hoti ka theksuar se kryeministrat para tij, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i kanë ikur procesit të dialogut me Serbinë. “Dy kryeministrat para meje i kanë ikur procesit të dialogut, njëri me taksën e tjetri me fiksione për harta e thika. Kur e morëm ne qeverinë na u deshën dy javë për t’i hyrë procesit. Kemi mbështetjen e partnerëve. “Shtëpia nuk mbahet pa miq”, siç thoshte Rugova”. “Jam i bindur se do ta marrim besimin për të vazhduar më tutje. Me neve në qeverisje e mbyllim vitin 2021 me liberalizim të vizave sepse neve na besojmë [ndërkombëtarët]. Ata me këta të tjerët nuk komunikojmë. Ne kemi miq në krejt botën që i ka krijuar presidenti Rugova. Ne do t’i mirëmbajmë ato miqësi dhe do t’i lusim të na rrinë në krahë derisa t’i marrim këmbët mirë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 12 orë më parë
Kosova "Qeveria më e ndershme që e ka pasur Republika e Kosovës" - Rexhaj flet për qeverinë Kurti 15 orë më parë