Hoti kritikon Qeverinë Kurti për politika të “mençura” fiskale NULL NULL 24.01.2023 22:18 24.01.2023 22:18 Avdullah Hoti Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me politikat fiskale. Profesori i ekonomisë thotë se të hyrat buxhetore nga akciza dhe TVSh-ja në naftë janë rritur me +88 për qind, ose 283 milionë euro më shumë, njofton Klan Kosova. Sipas tij, sikur të ulej TVSh-ja në 8 për qind siç është propozuar, këto 283 milionë euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni. “Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 13 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 20 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day