Hoti kërkon zbatimin e ujdisë së Uashingtonit (VIDEO) NULL NULL 22.11.2024 12:06 22.11.2024 12:06 Foto nga RTK Sot Oda Amerikane e Kosovës ka organizuar tryezë diskutimi me rastin e katërvjetorit të marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë, e ndërmjetësuar nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump. Lidhur me këtë ngjarje, ka dhënë më shumë detaje gazetarja e Klan Kosova, Gremisa Latifi, njofton Klankosova.tv. “Tashmë para pak minutave ka përfunduar tryeza e diskutimit e cila kishte të bëjë me marrëveshjen e Uashingtonit, ujdi e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Latifi. “Këtu i pranishëm qe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili aso kohe kishte firmosur marrëveshjen. Hoti tha që ndihet i shqetësuar se si ka shkuar ky proces gjatë viteve, ndërsa shtoi që nëse do të zbatohej marrëveshja do të përfundohej autostrada ndërmjet dy vendeve si njëra ndër pikat që ishin pjesë e marrëveshjes”. “Ndërsa gazetari Adriatik Kelmendi bëri me dije që Kosova dhe Serbia duhet ta ndjekin shembullin e Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Francës dhe Gjermanisë, sepse vetëm përmes bashkëpunimit ekonomik mund të ndodhë një marrëveshje përfundimtare”. E nikoqiri i kësaj tryeze Arian Zeka nga Oda Amerikane e Kosovës, marrëveshjen e Uashingtonit e quajtën ikonike sepse u ndërmjetësua nga presidenti i Amerikës. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 4 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 6 orë më parë