Hoti: Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 milionë doza NULL NULL 17.01.2021 19:13 17.01.2021 19:13 Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ka porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 milionë doza. Sipas tij, këto nuk janë vaksina ruse, por të sigurta, njofton Klan Kosova. “Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”)”. “Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt”. “Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra”. “Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë