Hoti: Kemi filluar punën në pesë lokacione për varreza masive në Kosovë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hoti: Kemi filluar punën në pesë lokacione për varreza masive në Kosovë

NULL NULL
07.10.2021 10:56

Takimi i komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur është mbajtur të enjten. Kryetari i Komisionit Qeveritar, Andin Hoti ka thënë se në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar në ndryshimin e Ligjit për të pagjeturit, njofton Klankosova.tv.

Ai shpjegoi se aty janë adresuar kërkesat e tyre dhe të familjarëve, që sipas tij prekin ligjin për kategoritë e dala nga lufta dhe atë për pensionet.

“Ka disa vjet që databaza nuk ka funksionuar dhe kemi arritur ta funksionalizojmë, ku ne dhe familjarët kanë qasje në të dhëna. Kemi filluar të punojmë në disa lokacione brenda Kosovës. Për hir të mos shqetësimit të familjarëve ne nuk i kemi bërë publike se cilat janë lokacionet, janë pesë të tilla në Kosovë. Prioritet kryesorë mbeten lokacionet në Serbi. Pesë lokacionet që i kemi gjetur deri më tani nuk janë të vetme, kemi kërkuar nga pala serbe që të kemi qasje edhe ne lokacione tjera. Një nga sfidat kryesore është mungesa e informacionit të verifikuar, ne jemi dëshmitarë që ka pasur informacione të rrejshme nga ana e Serbisë.” u shpreh Hoti.

Tutje ai shtoi se edhe para dy javësh në Brukesl kanë kërkuar qasje në arkivat shtetërore të ushtrisë dhe policisë serbe. Kurse sipas Hotit mungesa e stafit është një nga sfidat me të cilën përballen dhe se kanë kërkuar ngritje të kapaciteteve, edhe nga ambasadat që i mbështesim.

“Një nga sfidat që kemi si komision është mungesa e saktë e informacioneve. Ne jemi të vetëdijshëm që ka manipulime nga Serbia. Një nga sfidat që e kemi diskutuar edhe në Bruksel, është çështja e arkivave shtetërore. Ne e dimë që në Kosovë atëherë që nuk ka qenë, Serbia ka qenë e angazhuar për të kryer këto krime. Ne mendojmë që arkivat shtetërore të Serbisë ndihmojnë shumë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.”, ka shtuar ai.

Gjithashtu bëri të ditur se gjatë këtij viti janë identifikuar 21 mbetje mortore, prej tyre 19 trupa shqiptarë dhe 2 serbë.