Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) NULL NULL 14.01.2025 18:25 14.01.2025 18:25 Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili ia përmendi fjalën “razumem”. Ai u shpreh se mënyra se si është thënë kjo fjalë, ka qenë një frazë e caktuar në kontekst të bontonit, përcjell Klankosova.tv. “Mënyra se si është thënë ajo fjalë nga ana ime është pjesë, një frazë e caktuar në kontekst të bontonit, të sjelljes që t’i kur ulesh në tavolinë me një shtet fqinj, kundërshtar të Kosovës, por prapë e ke një bonton të sjelljes njerëzore dhe në atë kontekst është thënë ajo, por ky e ka shtrembëru”, tha ai. Duke folur për kryeministrin Kurti, Hoti tha se në bazë të sjelljes së tij në fushatë, siç tha ai, po kthehet në lëkurën e vet “E mira është që qytetarë tani po e shohin, unë po e shoh se si po sillet ky në fushatë, prej një komune në komunën tjetër, është për përçudnim i tij, por nuk është asgjë e re, ky person po kthehet në lëkurën e vet, në kornizat e veta të të vepruarit politik, kështu ka vepruar”, u shpreh tutje Hoti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë