Hoti flet për 2.1 milionëshin e vjedhur: Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjurmuar dhe bllokuar NULL NULL 21.01.2021 22:27 21.01.2021 22:27 Kandidati për Kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth vjedhjes së 2.1 milionë eurove ndërsa ai ishte nën udhëheqjen e qeverisë tashmë në detyrë. Në Rubikon të Klan Kosovës, Hoti, ka deklaruar se pjesa më e madhe e mjeteve të vjedhura, janë gjurmuar dhe janë bllokuar, njofton Klan Kosova. ”Javëve të fundit kemi pasur edhe vjedhje të shumta të bankave, bankomateve. Krimi është mjaft i përhapur, nuk besoj që duhet ta interpretojmë në këtë frymë këtë rast”. ”Ka ndodhur një rast i krimit të organizuar, në Thesarin e Shtetit, dhe unë pres rezultatet t’i shohim së shpejti. Nuk më takon mua, as nuk mundem, por as nuk i di plotësisht ato që po bëhen në proces të hetimit”. ”Unë pres që të shohim rezultatet”. Ku janë sot paratë e vjedhura nga Thesari i Shtetit? – A i janë kthyer ndonjë pjesë buxhetit të shtetit? ”Është çështje e Prokurorisë, nuk më lejohet dhe nuk i di. Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjurmuar dhe bllokuar”. A do të kthehet ajo pjesë? ”Sigurisht, janë të bllokuara”, deklaroi Hoti, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day