Hoti e informon O’Conellin NULL NULL 18.05.2015 15:52 18.05.2015 15:52 Ministri i Financave, Avdullah Hoti priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, ku biseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Me këtë rast Hoti duke i uruar detyrën e re ambasadorit O’Connell e falenderoi edhe për mbështetjen e përhershme të Britanisë së Madhe që i ka dhënë shtetit të Kosovës. Ministri i Financave gjithashtu e njoftoi mysafirin për pjesëmarrjen në konferencën e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e mbajtur në Gjeorgji si dhe theksoi rëndësinë e qasjes së sektorit privat kosovar në institucionet financiare ndërkombëtare e cila do të ketë ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendit. Ndërsa, ambasadori britanik, O`Conell shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet kosovare , me theks të veçantë luftimin e ekonomisë joformale si dhe në inkurajimin e investimeve të jashtme në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë